Politikë

50 milionë lekë dhe shtëpi në Tiranë, qeveria shpërblen sportistët që fituan medalje Olimpike

Edi Rama iu dha medalistëve edhe nga një certifikatë financiare për shpërblimin që fituan medalje olimpike

I.F
50 milionë lekë dhe shtëpi në Tiranë, qeveria
Edi Rama dhe dy fituesit e medaljes Olimpike

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e pritjes për medalistët në Lojërat Olimpike, u shpreh se qeveria do vijojë të mbështesë sporistët e rinj. Ai gjithashtu nuk kurseu as batutat gjatë fjalimit të tij.

Ai iu dha medalistëve edhe nga një certifikatë financiare për shpërblimin që fituan medalje olimpike, që garantohej me ligj, 50 milionë lekë të vjetra nga vendimi i Qeverisë, duke u sqaruar se kjo certifikatë jepet për të vërtetuar ligjshmërinë dhe siç tha ai “nëse të vjen Policia Tatimore, t’ua tregosh se e ke origjinale”.

"Këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që janë mundësuar në mbështetje të sportit. Ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre sportive në Shqipëri, por kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar të ushtrojnë pasionin e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në displinën e tyre. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vetë sepse nuk i garantonte dot as ushqimin dhe humbiste njeri pas tjetri potenciale që ktheheshin në medalje ari për vende fqinje, është kthyer në një vend që mund të adoptojë fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme asksuh nuk do të vinte të kërkonte të adoptohej nga ky vend dhe ta përfaqësonte këtë vend. Sot ka më shumë se një arsye për të ardhur. Shqipëria ka arritur të krijojë një kuadër mbështetje ndër më të sigurtët dhe tërheqësit në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne kemi arritur t’u japim të gjithë atyre që djersisin më shumë se gjithë të tjerët në arenën e betejës sportive, jo vetëm mundësinë të stërviten në kushte optimale, por edhe një perspektivë që qëndrueshme në jetën e tyre të aktivitetit sportiv”, tha Rama.

Ndërsa gjatë fjalimit të Sahit Prizrenit, presidenti i Federatës së Mundjes, i cili i dorëzoi kryeministrit Edi Rama një dhuratë me hartën e Shqipërisë, Rama i tha atij se tashmë do ta quajnë të “blerë".

“Do të të thonë e bleu nën dorë”, tha Rama.

Medalistët përveç shpërblimeve financiare, morën shpërblim edhe shtëpi, duke qenë se do të jenë tashmë rezident në Tiranë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB