Politikë

Rama ‘godet’ sistemin e drejtësisë: Më i prapambeturi në Europë për nga dixhitalizimi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i drejtësisë vepron akoma me defterë, që janë më keq se në kohën e diktaturës.

D.XH
Rama ‘godet’ sistemin e drejtësisë: Më i prapambeturi
Edi Rama

TIRANË – Në fjalën e tij në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama foli edhe për sistemin e drejtësisë në vend. Rama tha se drejtësia nuk mundëson transparencë për monitorimin e çështjeve.

Rama theksoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri vepron akoma me defterë, që janë më keq se ato të kohës së diktaturës. Kreu i qeverisë nënvizoi se në sistemin e drejtësisë bëhen shumë gabime ortografike.

Edi Rama: Sot kemi një situatë dramatike në sistemin e drejtësisë. Ne kemi sistemin më të prapambetur të drejtësisë në Europë nëse flasim për digjitalizim, akoma me defterë që janë shumë më të keqrenditur se defterët e kohës së diktaturë. Ka shumë gabime ortografike se sa në kohën e perandorisë romane dhe kohës së diktaturës. Nuk mundësojnë asnjë transparencë në trajtimin e çështjeve gjyqësore.

Ne kërkojmë prej vitesh që të qasen në mënyrë konstruktive, dëgjojmë broçkulla për pavarësinë, pavarësia është një gjë, dhe sistemi është një gjë tjetër. Nëse parlamenti do të ishte i përfshirë në sistemin e AKSHIT do ta kishte më të lehtë, nuk them që mund të mos goditej, por do ta kishte më të lehtë. Nëse nuk i marrim të gjitha të mirat, sepse është bekim për vende si ne që përmes inovacionit, mund të bëjmë kapërcime të mëdha./ZËRI/

Poll

MOS HUMB