Politikë

Rama ironizon PD-në nga Durrësi: Të hedhim në det leshterikët e kënetës

Po ashtu, nuk munguan as ironitë me Partinë Demokratke, duke u shprehur se kur pa fotot e takimit të tyre elektoral mendoi se mos kishin dalë “leshterikët e bregut”.

I.F
Rama ironizon PD-në nga Durrësi: Të hedhim në det
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e tij përmbyllës të fushatës elektorale në Durrës. Rama u shpreh gjatë fjalimit se synon të marrë 9 mandate në këtë qark. Po ashtu, nuk munguan as ironitë me Partinë Demokratke, duke u shprehur se kur pa fotot e takimit të tyre elektoral mendoi se mos kishin dalë “leshterikët e bregut”.

“Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë. Për Durrësin, në memorandumin e Kuçit, mandatin e nëntë e vura me 50%. Nëse do të ketë një masivitet si sot këtu, në takimin më të madh që kam parë njëherë në Durrës, padiskutim që Durrësi do të marrë 9 mandate për PS. Kam parasysh këtu edhe Krujën, Shijakun dhe gjithë që përfshin ky qark”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB