Politikë

Rama në Berlin: Disa vende të Ballkanit nën ndikim rus

Rama e ka krahasuar integrimin në BE me martesën, për të cilën duhen dy palë. Shqipëria sipas tij është gati

E.K
Rama në Berlin: Disa vende të Ballkanit nën ndikim rus
Rama ne Berlin
Edi Rama, kryeminister

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue” që po zhvillon punimet në Berlin, Gjermani. Rama tha se nuk pret një datë të afërt sa i takon procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa akuzoi këtë të fundit që nuk ka mundur të lënë pas problemet e veta, në raport me vendet e rajonit të ballkanit. Sipas Ramës, Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, dhe tashmë është në dorën e BE-së që “martesa të ndodhë”.

“BE ka problemet e veta që ne i dimë, një proces i vështirë vendimmarrjeje, shtetet kanë problemet e veta. Nuk mund të flas për afate sepse nuk e di nëse BE i respekton ato. Ne jemi tërësisht në paqe me veten, që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit.

Kanë vënë shumë kushte sepse duhet të jenë të sigurt që para se të martohen me dikë, martesa është e vësh. Për ne, është martesë me dashuri, për BE është martesë interesi”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, disa vende të rajonit janë nën ndikimin rus, prandaj është me interes që të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Europian.

“Më duhet të them që pas pushtimit rus, edhe më skeptike, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor, kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Europës. Nuk ka asnjë zgjidhjet përveç futjes së BP në BE.

Kjo është arsye pse procesi i integrimit duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve (nuk po flas për Shqipërinë), por në vendet e tjera kemi më shumë ndikim rus. Kjo duhet zbutur duke integruar BP në BE. Ajo që Shqipëria mund t’i sjellë BE, është se edhe pse të vegjël, jemi konsistent në shumë mënyra, do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë”, tha më tej Rama./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB