
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi po fshin llumin e krijuar prej shumë vitesh nga politika. Ai tha se për herë të parë drejtuesit politik po përballen me drejtësinë. Gjithashtu, Rama u ndal tek burgosja e liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nanos. Rama tha se burgosja e tij ndodhi për llogarit të partisë politike në pushtet.
“Fatos Nano u burgos jo nga një drejtësia e pavarur, as për përfitime personale të paligjshme, por për hesapet e një partie në pushtet, e cila e fundosi Shqipërinë nën rrënojat e piramidave financiare pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëzi. Ne, PS, erdhëm ne qeveri, udhëhoqëm reformën në drejtësi, e cila fshiu llumin në sistem me vettingun dhe sot po fshin llum nga ai i zullumit shumëvjeçar i politikës. Asnjë nga vendet e reja të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e kanë bërë një reformë të tillë , para se të hynte në BE. E ardhmja jonë në BE, nuk është më e largët, por është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e pesë viteve të ardhshme”, tha Rama. /ZËRI