Politikë

U tha se është 'arratisur' jashtë vendit, Ilir Meta fotografohet në Tiranë

Ditët e fundit koridoret e politikës dhe ato mediatike po “ziejnë” në lidhje me një ''arratisje'' të mundshme të tij jashtë vendit.

E.K
U tha se është 'arratisur' jashtë vendit, Ilir Meta
Ilir Meta

TIRANË- Në një kohë që media po zien për “arratisjen” e tij, Ilir Meta është shfaqur këtë të dielë në një nga lokalet e Tiranës duke konsumuar kafe. Kreu i Partisë së Lirisë shihet nën shoqërinë e një gruaje.

Në pamjet e siguruara nga Zëri.ai, Meta shihet i veshur me një xhaketë bojëqielli i ulur në lokal, teksa fokusi i bisedës së tyre nuk dihet cili është.

U tha se është 'arratisur' jashtë vendit, Ilir Meta

U tha se është 'arratisur' jashtë vendit, Ilir Meta

Ditët e fundit koridoret e politikës dhe ato mediatike po “ziejnë” në lidhje me një ''arratisje'' të mundshme të tij jashtë vendit. Sipas aludimeve, Meta pritet të thirret në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen “CEZ-DIA”.

Ndërkohë që aleati i tij në opozitë, Sali Berisha është tashmë në derën e SPAK, i akuzuar për “Korrupsion pasiv” për dosjen “Partizani’’.

Lajmet për largimin e Metës jashtë vendit u shtuan dhe për shkak të heshtjes së PL-së dhe vetë Metës për këto lajme. Vetëm Elona Guri në një postim shprehej se këto janë Fake News por vetë Meta dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt heshtën.

Ndërkohë që të enjten, Sali Berisha “shtoi” dyshimet teksa fliste në një emission televiziv ku tha se prej ditësh nuk kishte folur me të dhe se dinte se ku ndodhej.

Kjo vërtetoi dhe ftohjen që dosja “Partizani” për të cilën dhendri i Berishës, Jamarbër Malltezi është në burg, solli në kampin opozitar./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB