Politikë

Rezoluta anti-korrupsion/ Manja ironi me opozitën: Ore kush jeni? Me ato bluza mbroni monumentin e korrupsionit

Sipas Manjës, ata që vijnë me kollare në Kuvend për luftën ndaj korrupsionit në darkë protestojnë me fanellën “Free Berisha”, poshtë ballkonit të kryedemokratit.

E.K
Rezoluta anti-korrupsion/ Manja ironi me opozitën: Ore kush jeni? Me ato
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ironizuar këtë të hënë nga foltorja e Kuvendit opozitën. Gjatë fjalës së tij në mbrojtje të projektrezolutës të propozuar nga mazhoranca për luftën ndaj korrupsionit, Manja i ftoi kolegët opozitarë që të votojnë projektrezolutën, ndërsa ashtu si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk i kurseu ironitë sa i përket “identitetit” të deputetëve të Partisë Demokratike. Sipas Manjës, ata që vijnë me kollare në Kuvend për luftën ndaj korrupsionit në darkë protestojnë me fanellën “Free Berisha”, poshtë ballkonit të kryedemokratit.

Ulsi Manja: Tani unë pyes, ju jeni këta që jeni këtu që lufton korrupsioni paradite në parlament me lloqe apo që shkoni pasdite tek rrugica pasdite. E dua një përgjigje. Ore kush jeni në fakt? Se ju shoh ca me kolla antikorrupsion, ca me bluza vesh që mbroni monumentin e korrupsionit. Sot nuk ju njoh se kush jeni. Edhe ti biesh tavolinave kur flasim dhe ju themi hajde ta bëjmë bashkë luftën ndaj korrupsioni edhe të vishni ato bluza si tabela akulloresh. Na e keni ngatërruar shumë këto punë. Jeni me Shqipërinë në BE apo jeni me Shqipërinë arrest shtëpie? Dy rrugë ka. Kush ju dëgjon thonë keni luajtur mendsh? Budallenj janë shqiptarët? Mos i merrni kaq lehtë se erdhi 2025. Prapë do dilni këtu edhe do thoni Ulsiu i dosjes 184. Hajdeni të thellojmë reformat për të luftuar korrupsionin. Na e propozoni Shqipërinë me arrest shtëpie edhe doni të na ktheni me arrest shtëpie. Kolegë të dashur na e ndani këtë punë. Keni çorodit të madh e të vogël. Përditë na pyesin a i njihni ata në sallë? Te ambasadat flasin ndryshe, këtu flasin ndryshe. Reflektoni deri në orën e votimit. Ne Shqipërinë nuk kemi ndërmend ta lëmë në duar te tij që lufton korrupsionin duke qenë monument korrupsionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB