Politikë

Rikthehet Rama në Kuvend, sot votohet rezoluta anti-korrupsion, opozita skeptike

Rezoluta u fut në rend dite vetëm me 9 votat e maxhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë për debat.

k.m.
Rikthehet Rama në Kuvend, sot votohet rezoluta anti-korrupsion, opozita
Foto ilustruese

TIRANË- Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga kryeministri Edi Rama pritet që të diskutohet dhe të miratohet në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Rezoluta u fut në rend dite vetëm me 9 votat e maxhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë për debat. Megjithatë, vendimi u mor dhe nisma e Ramës do të diskutohet sot në orën 13.00, në një seancë maratonë që pritet që të zgjasë disa orë.

Rikthehet Rama në Kuvend, sot votohet rezoluta anti-korrupsion, opozita

Për herë të parë pas më shumë se 3 muajsh, në Kuvend sot do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Pritet që kreu i qeverisë të mbajë një fjalë para deputetëve duke prezantuar më me shumë detaje projekt-rezolutën, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në sallë për të votuar. 

Nisma u propozua disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Drafti propozon ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Kështu do të rritet dhe llogaridhënia e institucioneve përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Ngritja e Komisionit të Posaçëm synon të rrisë “presionin” monitorues ndaj ekzekutivit, dhe institucioneve të tjera, duke i dhënë Kuvendit rolin, ku institucionet e tjera, përfshirë dhe ato të drejtësisë të japin llogari, për ecurinë e punës dhe luftës ndaj korrupsionit. Draft-rezoluta sipas PS, do të veprojë brenda kuadrit ligjor dhe Kushtetuese. Kjo sipas propozimit të PS ka si qëllim afrimin e vendit me Bashkimit Europian, e cila sipas PS, arrihet vetëm duke funksionuar shteti ligjor dhe llogaridhënia. Megjithatë ende nuk dihet sesi do të funksionojë Komisioni i ri dhe se cilët anëtarët të opozitës do të bëhen pjesë të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB