
TIRANË- Komisioneri Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro dhe se do të vijojnë me këtë intensitet ndihme deri në vitin 2027. Nga ana tjetër komisioneri tha se BE pret që vitin e ardhshëm vendet të sjellin ide në lidhje me atë që duhet të ndryshohet.
"Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë. Presim që rajoni të na sjellë ide se çfarë duan të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat për qeveritë dhe qytetarët, që të tregojmë ndryshime të prekshme për qytetarët", tha Varhelyi.