Politikë

'Ulet kostoja për transaksionet financiare'/ Rama për Planin e Rritjes: Përshpejton hyrjen tonë në BE

a.l
'Ulet kostoja për transaksionet financiare'/ Rama për Planin
Edi Rama

TIRANË- Në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE-së për Zgjerim, kryeministri Rama tha se me planin e ri të rritjes synohet të ulet kosotja për transaksionet financiare. Ai shtoi se plani i ri i rritjes është gjithashtu një instrument që do të përshpejtojë hyrjen e Shqipërisë në BE. 

"Plani i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE, është një instrument që do e bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare .Kemi shumë njerëz që jetojnë dhe duke punaur jashtë, ata vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë, kostoja është 6 herë më e lartë. Plani i rr i rritjes do të na lejojë ta bëjmë këtë kosto në në njejtin nivel me atë të vendeve anëtare. Do të kursejmë vetëm me këtë gjysmë miliardë euro, do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe do të kursohen nga kostot e bizneseve tona. Kio është vetëm një prej këtyre gjërave. Plani i rritjes na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese të njëjta me atë të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë  ndodhur zakonisht kur një vend bëhej anëtar. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi, më shumë financim për projekte dhe buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arrtitëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë, por është shumë shpërblyese", tha Rama. 

Poll

MOS HUMB