Politikë

Varhelyi ndan SEKRETIN: Ideja e Planit të ri të Rritjes është konceptuar në Tiranë

Ndër të tjera ai u shpreh se rajoni mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. 

a.l
Varhelyi ndan SEKRETIN: Ideja e Planit të ri të Rritjes
Oliver Varhelyi

TIRANËKomisioneri Varhelyi zbuloi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, se ideja e planit të rritjes është konceptuar në Tiranë. Ndër të tjera ai u shpreh se rajoni mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. 

"Dua të ndaj një sekret. Ideja e planit të rritjes ka qenë kryesisht e konceptuar në Tiranë në diskutime te mëparshme që kemi pasur me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE, por ka qenë edhe ideja e të gjithë rajonit. Ne po flasim se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Kjo punë po vijon dhe ne vijojmë dhe diskutimet se çfarë duhet të bëhet. Dita e sotme ka qenë dhe inkurajim i madh për të ecur para", tha Varhelyi. 

Poll

MOS HUMB