Politikë

SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të votohej sot, PS kryeson, ndiqet nga Berisha dhe Shehaj

Duket se ka një rritje të lehtë të PS, ASHM, Mundësia, Nisma –ShB në prirjen e votës ndërsa ruan të njëjtat shifra 'Lëvizja Bashkë'.

F.I
SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të
Kandidatët

TIRANË-Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërisht si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës nga Barometri sjell edhe rezultatin e prirjes së votës sipas mendimit të qytetarëve që janë pyetur. Sipas këtij rezultati: Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot ( 11 -22 Prill ):

SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të
GRAFIKU

39.3 % e të pyeturve do të votonin Partinë Socialiste.
26 % do të votonin ASHM-Sali Berisha.
7.4 % e të pyeturve do të votonin Partinë Mundësia.
6.5 % do të votonin Nisma – Shqipëria Bëhet.
3.4 % do të votonin Lëvizjen Bashkë.
1 % do të votonin KEA-Lulzim Basha.
15 % e të pyeturve janë ende të pavendosur se për kë do të votonin.

Nëse krahasojmë të dhënat e tre matjeve për Qarkun e Tiranës dhe prirjen e votës si rezultat kuptojmë që: ka një rritje të lehtë të PS, ASHM, Mundësia, Nisma –ShB në prirjen e votës, ruan të njëjtat shifra Lëvizja Bashkë, dhe të pavendosurit bien dukshëm në matjen e tretë ( 23.9 % Shkurt /17.9 % Mars /15 % Prill)

Nisur nga këto të dhëna të prirjes së votës në matjen e tretë politike për Qarkun e Tiranës, Barometri sjell projekionin e votës ose potencialisht si mund të ndahet vota e qarkut të Tiranës nga subjektet që janë në garë.

SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të
GRAFIKU

Sipas këtij projeksioni :

Partia Socialiste në 11 Maj mund të marrë potencialisht 46,2% të votave +-2% (44.2%-48.2% )
Aleanca Për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj mund të marrë potencialisht 30.6 % të votave +-2 % (28.6 % -32.6%)
Partia Mundësia në 11 Maj mund të marrë potencialisht 8.7% të votave +-1.5% (7.2%-10.2%)
Nisma –Shqipëria Bëhet mund të marrë potencialisht në 11 Maj 7.6 % të votave +-1.5% (6.1 % -9.1 %)
Lëvizja Bashkë mund të marrë në 11 Maj potencialisht 4% të votave +-1% (3% -5 %)
Koalicioni Euroatlantik mund të marrë potencialisht në 11 Maj 1.2% të votave +-1% (0.2% -2.2 %).

SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të
GRAFIKU
Poll

MOS HUMB