Politikë

Sot draftkalendari i fundvitit, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

f.t
Sot draftkalendari i fundvitit, çfarë pritet të ndodhë
foto ilustruese

TIRANË- Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet pas reagimit të ambasadës amerikane dhe të delegacionit të BE-së në Tiranë, të cilët apeluan për dialog mes palëve, pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Në rendin e ditës, në mbledhjen që do të nisë në orën 11:00, janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. 

Gjithashtu në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika. Votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë do të bëhet në 21 dhjetor. 

Draftkalendari i punimeve të fundvitit

Sot në orën 11:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në rendin e ditës janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor. Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Parlamenti ndodhet në momentin e diskutimit të një prej dokumentave më të rëndësishëm siç është buxheti i shtetit. Por puna e komisioneve u reduktua në zhvillimin e mbledhjeve online. Seanca e së hënës (20 nëntor) zgjati vetëm 5 minuta pasi deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe flakadanë. Gjithsesi mazhoranca votoi në mes të kaosit projektligjin për buxhetin 2024. Kaosi dhe tensionet e krijuara në Parlament u kanë kushtuar demokratëve 57 përjashtime, ku ata që janë penalizuar më shumë se një herë janë Flamur Noka e Bledion Nallbati./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB