Politikë

Tensionet në çift! Kryemadhi: Një palë e tretë ka ndërhyrë. Meta: Mona është yll por ndikohet

Kryemadhi tha se raporti i tyre për momentin është i ngrirë dhe sipas saj, për të përkeqësuar këtë raport ka pasur ndërhyrje nga persona të tjerë.

f.t
Tensionet në çift! Kryemadhi: Një palë e tretë ka
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta, gjatë emisionit “Çim Peka Live” në Syri TV u vendos përballë deklaratës së dhënë nga bashkëshortja e tij, deputeja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi në studion e emisionit 'Opinion' në lidhje me krizën në marrëdhënien bashkëshortore. 

Kryemadhi tha se raporti i tyre për momentin është i ngrirë dhe sipas saj, për të përkeqësuar këtë raport ka pasur ndërhyrje nga persona të tjerë. Këtu nuk thotë emra, por shprehet se ata që kanë ndërhyrë janë njerëz që mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare mund të bëjnë karrierë politike. 

Monika Kryemadhi: Raporti im bashkëshortor është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Kanë ndërhyrë njerëz që mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare bëjnë karrierë politike. Nuk është herrta e pare, nuk kemi konflikte parimore dhe morale janë konflikte politike që padyshim reflektohen.

Nga ana e tij edhe vetë Meta e ka pranuar se ka një krizë mes tyre dhe se Kryemadhi ndikohet nga presioni që ka nga kolegët e të Partisë së Lirisë.

Meta: Mona është yll po mesa duket është nën presionin e kolegeve të Partisë së Lirisë. Ajo po justifikohet për çdo gjë e ka marrë nga Lulzim Basha. E dua Monën por më shumë dua nënë Selvinë tani. Problemet me Monikën kanë nisur që nga djegia e mandateve. Si mund të digjen mandatet? Nepotizmi i ka fajet. U keqpërdor sepse anëtarë dhe deputetë thanë se e bëmë këtë gje se ju jeni burrë dhe grua, menduam se jeni marrë vesh. Unë kam një pyetje për Monën time të dashur, për Lonën, për Endritin. Si mundet që Ilir Meta ta marrë vesh që PL, që është target i Edi Ramës, krimit të organizuar dhe fëlliqësirave që s’duan një parti që thotë të vërtetën, të mos ketë roje nate dhe mos të ketë roje dite. Kush mban përgjegjësi për këtë? Si mundet që kryetari paralajmëron për situatën që kërkohet eliminimi i opozitës dhe partia është pa roje prej 3 vitesh. Unë organizimin ia kisha lënë Endritit dhe Lonës

Poll

MOS HUMB