Politikë

Vuçiç mbërrin në Tiranë: Kemi ditë të ngarkuar përpara (I vë 'syrin' presidentit kroat)

Pasi takoi Ramën dhe Zelenskyy-n, Vuçiç qëndroi për të thënë diçka shkurt për mediat e pranishme. 

k.m.
Vuçiç mbërrin në Tiranë: Kemi ditë të
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Volodymir Zelenskyy

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore", ku është takuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Pasi takoi Ramën dhe Zelenskyy-n, Vuçiç qëndroi për të thënë diçka shkurt për mediat e pranishme. 

"Për sanksionet kundër Rusisë? Kemi disa propozime për një deklaratë, zgjat gjithë natën, do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t'i përmbahem parimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Sot na pret një ditë e ngarkuar me mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes dhe për tregun e përbashkët rajonal. Le të flasim sot me Presidentin Zelenskyy për tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta. A do ta takoj Plenkoviçin (presidenti i Kroacisë) dhe për çfarë do të flas? Sigurisht që nuk do të flas për cilësinë e tymit dhe bananeve,"-tha në fjalën e tij presidenti. 

Në kryeqytet, me rastin e samitit, në rrugët qendrore janë varur flamujt e Ukrainës, ndërsa në faqen kryesore të Pallatit të Kongreseve është vendosur tabela “Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore”. Në samitin e sotëm, pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj. Samiti po mbahet nën masa të larta sigurie dhe më shumë se 1600 pjesëtarë të forcave policore janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së tubimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB