Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Berisha mbledh "të vetët" në selinë blu

Deri më tani, Partia Demokratike nuk ka prezantuar kandidatët, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi mbështetjen për aktorin Florjan Binaj, i cili ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për Bashkinë e Tiranës. 

zh.ll
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Berisha mbledh "të
partia demokratike-salia blu

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të kësaj force politike, ku në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. 

Deri më tani, Partia Demokratike nuk ka prezantuar kandidatët, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi mbështetjen për aktorin Florjan Binaj, i cili ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për Bashkinë e Tiranës. 

"Grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave qytetare, komunikatorin e talentuar zotin Florjan Binaj", deklaroi kryetari i PD-së më 6 tetor.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Partia Socialiste ka publikuar të gjithë emrat kandidatë për bashkitë që shkonë në zgjedhje të pjesshme. 

Kandidatët e Partisë Socialiste:

Bashkia Berat – Ervin Ceca

Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako

Bashkia Cërrik – Florenc Doka

Bashkia Mat – Altin Bojni

Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini

Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Më 9 nëntor 2025, zgjedhjet e pjesshme do zhvillohen për kryetarët e Bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas vakancave dhe shkarkimeve. Ndërkohë zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë kanë pasur shumë diskutime, pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak. Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, ndërsa pasuese e tij është zgjedhur nga Partia Socialiste Ogerta Manastirliu./ZËRI

Poll

MOS HUMB