Politikë

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 09:00 pjesëmarrja është 6.17%

Deri në orën 09:00 pjesëmarrja e votuesëve është 6.17%. Kjo shifër është raportuar nga 23 Qendra Votimit, ku deri ëm tani kanë votuar 998 qytetarë.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 09:00
Foto ilustruese

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga Qendrat e Votimit në Himarë. Deri në orën 09:00 pjesëmarrja e votuesëve është 6.17%. Kjo shifër është raportuar nga 23 Qendra Votimit, ku deri më tani kanë votuar 998 qytetarë.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.

Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB