MEKSIKË- Kupa e Botës 2026 arrin në një pikë kritike sot, më 26 qershor. Uruguai dhe Spanja përballen në Estadio Guadalajara në ndeshjen e fundit të Grupit H.
Ndeshja e sonte nuk është thjesht një tjetër ndeshje në kalendarin ndërkombëtar. Të dyja ekipet janë nën presion të madh për të siguruar pikë dhe për të avancuar në raundin tjetër, pas një faze grupesh të mbushur me surpriza, tension dhe rezultate të papritura që i kanë mbajtur tifozët në ankth.
Ajo që e bën më të vështirë për latinët është fakti se në Uruguaji mediat kanë shkruar për një përplasje mes një grupi lojtarësh dhe trajnerit Bielsa. Mbetet për t’u parë se sa do të ndikojë në fushë.
Kombëtarja spanjolle përballet me ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me ndjenja pozitive pas ndeshjes kundër Arabisë Saudite. Revolucioni taktik i Luis de la Fuentes ka dhënë fryte dhe, siç paralajmëroi trajneri nga La Rioja në konferencën për shtyp para ndeshjes, "performanca nuk justifikon asnjë ndryshim". Spanja vetëm duhet të fitojë, ose në rast barazimi, Kepi i Gjelbër të mos fitojë me më shumë se katër gola.
Uruguai, nga ana tjetër, ka barazuar në dy ndeshjet e mëparshme dhe ka nevojë urgjente për një fitore për të avancuar në raundin e 32-shave. Lojtarët e Bielsas nuk janë në formën e tyre më të mirë në mbrojtje dhe mungesa e përqendrimit nga linja e mbrojtjes është vënë re shpesh në Uruguai.
Dueli do të luhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe iberikët konsiderohen favoritë për fituar.