Qytetërim

‘Dardanët’ kërkojnë kualifikimin në Botëror, publikohen formacionet zyrtare Kosovë-Turqi

Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Ndërsa në sulm do të jetë nga dyshja Muriqi-Asllani.

I.F
‘Dardanët’ kërkojnë kualifikimin në
Kombëtarja e Kosovës

PRISHTINË- Kosova kërkon kualifkikm për në Botëtorin 2026 sot përballë Turqisë, ndeshje kjo që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Dardanët” kanë publikuar formacionin zyrtar, e trajnerin Franco Foda që i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë.

Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Ndërsa në sulm do të jetë nga dyshja Muriqi-Asllani.

‘Dardanët’ kërkojnë kualifikimin në
Formacioni zyrtar

Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainëaring, ndërsa i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent Andreë Dallas.

Dardanët triumfuan me 4 gola ndaj Sllovakisë, ku Qeveria e Kosovës dha një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për skuadrën. Edhe për përballjen e sotme ka shpërblim, pasi kryeministri Albin Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, i cili do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB