Qytetërim

Pas "Sunny Hill", Dua Lipa 'nuk i ndahet' jugut të Shqipërisë: Arrita në shtëpi...

Pas mbylljes së edicionit të radhës "Sunny Hill", Dua ka udhëtuar drejt Ksamilit, teksa nuk ka nguruar që të publikojë foto mahnitëse të bregdetit shqiptar. 

zh.ll
Pas "Sunny Hill", Dua Lipa 'nuk i ndahet' jugut të
Dua Lipa

KSAMIL- Edhe këtë vit duket se këngëtarja shqiptare me famë botëorore, Dua Lipa ka zgjedhur disa ditë të pushimeve t’i kalojë në Shqipëri. Pas mbylljes së edicionit të radhës "Sunny Hill", Dua ka udhëtuar drejt Ksamilit, teksa nuk ka nguruar që të publikojë foto mahnitëse të bregdetit shqiptar. 

“Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi Dua në InstaStoryn e saj. 

Pas "Sunny Hill", Dua Lipa 'nuk i ndahet' jugut të
Postimi i Duas

Kjo është e disata herë që këngëtarja zgjedh Shqipërinë si vendin e saj të preferuar për të kaluar disa ditë të lumtura me miqtë dhe familjarët e saj. Edhe një vit më parë, ajo ishte me pushime në jug të Shqipërisë, në Ksamil.

Së fundmi, Dua Lipa vizitoi Prishtinën vetëm tri ditë para nisjes së edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”. Ylli i muzikës dhuroi performanca fantastike në natën e parë, teksa ndau skenën me babain e saj, Dukagjin Lipa, duke befasuar fansat. Edicioni i këtij viti i “Sunny Hill Festival 2025” u mbajt nga data 1 deri më 3 gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB