
ARABI- Kupa e Botës 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë mikpritës të përbashkët të turneut të vitit 2030. Lajmi është konfirmuar nga organi botëror qeverisës i futbollit, FIFA.
Por 3 ndeshje në turneun e 2030 do të zhvillohen gjithashtu në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai për të shënuar 100 vjetorin e kompeticionit.
Mikpritësit për të dy Kupat e Botës u konfirmuan në takimin e jashtëzakonshëm të Kongresit të FIFA-s. Të 211 vendet anëtare të FIFA-s u përfaqësuan në takim përmes një lidhjeje video. Mikpritësit për të dy turnetë, dhe të festimeve të 100-vjetorit që do të shënohet në vitin 2030 u zgjodhën në 2 raunde votimi.
Kupa e Botës është kompeticioni më prestigjioz i futbollit në botë, si dhe ngjarja sportive më e shikuar dhe më e ndjekur ndonjëherë. Në vitin 2018, kompeticioni u pa nga 3.57 miliardë, afërsisht gjysma e popullsisë globale, ndërsa angazhimi me Kupën e Botës 2022 u vlerësua të ishte 5 miliardë. Trofeun e kanë fituar tetë kombëtare. Me pesë fitore, Brazili është i vetmi ekip që ka luajtur në çdo turne. Fituesit e tjerë të Kupës së Botës janë Gjermania dhe Italia, me nga katër tituj secila; Argjentina, me tre tituj; Franca dhe fituesi Uruguai me nga 2, ndërsa Anglia dhe Spanja kanë marrë me vete nga një kupë në shtëpi./ZËRI