SERBI- Mediat serbe e kanë cilësuar humbjen e djeshme të përfaqësueses së tyre ndaj Shqipërisë si një nga më të rëndat në historinë e kombëtares. Një humbje që ka zhgënjyer një popull, dhe duke e çuar sa më larg ëndrrën për Botëror 2026, dhe që çoi nëndryshime urgjente, përfshirë largimin e trajnerit nga stoli. Mediat vendase nuk e “kapërdijnë” dot humbjen dhe kanë shpërthyer me tituj 'masakrues' e zhgënjyes për kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin e tyre, mediat serbe nuk kursejnë kritikat e as provokimet njëkohësisht për Shqipërinë.
"Teatri i Absurdit: Si e shtroi FSS-ja tapetin e kuq para shqiptarëve në Leskovc", shkruan Mozzart Sport.
Also.ro përveç zhgënjimit të pësuar nga humbja, ka trajtuar edhe episode festimesh në stadium dhe rrugë nga ana e tifozë kuqezinj, duke i cilësuar 'të turpshëm'.
"Zemër e trishtuar...", "Festa e shqiptarëve është skandaloze"...janë disa prej titujve të lajmeve të Nova.rs.
"Kombëtarja zhgënjeu Serbinë", shkruan në titull B92.Sport.
"SERBIA KA PËRJETUAR NJË NGA DISFAQET MË TË RËNDA NË HISTORI: Pixie, është koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe eliminoi Eagles nga Kupa e Botës", shkruan Kurir.
Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac. Ishte goli i Rey Manaj në minutën e 46-të, të pjesës së parë që i dhuroi kuqezinjve fitoren për të vazhduar “Ëndrrën Amerikane". Kombëtarja shqiptare ia doli të mbante rezultatin deri në fund, pavarësisht provokimeve që vinin nga shkallët e studiumit mes koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas.
Festa e shqiptarëve pas përfundimit të ndeshjes është shpërngulur nga stadiumi, në dhomat e zhveshjes, në çdo vend të Shqipërisë e deri atje, në çdo vend ku ka shqiptarë. Edhe këtyre festimeve, mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje duke i trajtuar si provokime nga e tifozëve, duke i cilësuar "festime të turpshme".
Megjithatë, mediat e tjera ndërkombëtare e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes për fitoren historike. Jo vetëm fitoren, por për historinë që kjo përballje që prej 2014-ës, Reuters, Flashscore, etj...i bëjnë jehonë fitores së kuqezinjve.
Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa lënë pas Serbinë me katër pikë më pak, të cilës i duhet 'mrekullia' për të vazhduar hapin drejt Botërorit 2026./ZËRI
