TIRANË-Pas një kohe të gjatë larg skenës politike, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vendosi të ndjekë rrugën e aktrimit. Por 'surprizat' nuk kanë mbaruar.
Monika Kryemadhi pritet të jetë një nga opinioniste e edicionit të pestë të 'Big Brother VIP Albania'. Kryemadhi do të marrë përsipër analizimin dhe komentimin e ngjarjeve që ndodhin brenda shtëpisë, duke marrë pjesë në diskutime dhe debate mbi vendimet, lëvizjet dhe sjelljet e banorëve. Bashkë me të, në rolin e opinionistit do të jetë Arbër Hajdari.
Ndërkohë ndër banorët e konfirmuar janë këngëtarët Rovena Dilo dhe Stine, ndërsa pjesa tjetër e përbërjes mbetet sekret. 'Fan Club' për këtë sezon do të drejtohet nga Kiara Tito. Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë pasnesër më 20 dhjetor.