Qytetërim

PSG-ja fiton Kupën Interkontinentale, klubi i parë francez që triumfon në një kompeticion global

Finalja ndaj Flamengo-s u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesës, ndërsa u vendos nga goditjet e penalltive.

F.I
PSG-ja fiton Kupën Interkontinentale, klubi i parë francez që
pamje nga ndeshja

FRANCË-Paris Saint-Germain fitoi Kupën Interkontinentale të FIFA-s, duke u bërë klubi i parë francez që triumfon në një kompeticion global për klube. Finalja ndaj Flamengo-s u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesës, ndërsa u vendos nga goditjet e penalltive.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për PSG-në. Ishte gjeorgjiani Kvaratskhelia që gjeti golin në minutën e 37. Më pas Flamengo barazoi nga pika e bardhë me Jorginho-n, në minutën e 62-të.

Portieri Matvei Safonov ishte vendimtar në serinë e penalltive, duke pritur katër goditje për PSG-në. Rezultati i penalltive u mbyll 2-1 për kampionët e Evropës.

Poll

MOS HUMB