Qytetërim

​Lot e ngushëllime në Tetovë për Shpat Kasapin! Nëna dhe bashkëshortja nuk mbajnë lotët pranë arkëmortit

Mes lotëve, familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës janë mbledhur për të nderuar Shpatin dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

zh.ll
​Lot e ngushëllime në Tetovë për Shpat Kasapin! Nëna
homazhet-Selvia, bashkeshortja e Shpatit

TETOVË- Që prej orës 12:00 në Pallatin e Kulturës në qytetin e tij të lindjes, Tetovë, kanë nisur homazhet për nderim të këngëtarit Shpat Kasapi. Familjarë, miq, kolegë dhe të këngëtarit, janë mbledhur sot për të nderuar Shpatin dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. 

Mes lotëve, të pikëlluara nga dhimbja, nëna Shpatit dhe bashkëshortja e tij, Selvia, kanë pritur njerëzit për ngushëllime në sallë pranë arkmortit të këngëtarit. 

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Selvija, bashkëshortja e Shpat Kasapit, nuk mundi t'i mbante lotët teksa i dha lamtumirën këngëtarit. Gjatë homazheve, ajo është parë e prekur dhe e shkatërruar nga dhimbja, ndërsa qëndroi për disa minuta pranë trupit të pajetë të artistit.

Kolegë, figura të shumta të muzikës dhe jo vetëm, janë parë gjithashtu në homazhe. Mes tyre, Blero, Adelina Tahiri, Big Mama dhe Dafina Zeqiri, janë parë të prekur dhe me lot në sy.

Pas ceremonisë, procesi mortor do të vazhdojë drejt varrezave të qytetit, ku Shpat Kasapi do të prehet përfundimisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB