DUBAI- Tik Tok-eri i njohur Aleks Visha u arrestua në Dubai pak ditë më parë, pas dyshimeve që lidhen me vërtetësine një fushate "GoFoundMe" që kishte mbledhur 450 mijë dollarë, ndërsa tashmë është ndezur një debat i gjerë publik për rastin.
Fushata në fjalë ishte hapur për 30-vjeçaren Pranvera Mollaj, e cila më herët u raportua se vuante nga leucemia akute dhe kishte nevojë për një transplant urgjent. Në kuadër të saj u përshinë disa figura të njohura në rrjete sociale, ku u mblodhën 450 mijë dollarë donacione.
Por, pas arrestimit të Vishës, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë pretendime dhe dyshime mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve. Dhe jo vetëm kaq. Madje, dyshime edhe mbi vërtetësinë e situtatës shëndetësore të përshkruar në fushatë.
Një prej donatorëve, i njohur si "Mr.Eli", ka ngritur publikisht pikëpyejte, duke pretenduar për më tepër se, ka marrë informacione nga një mjek që sugjerojnë se pacientja në fjalë, mund të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana tjetër, 30-vjeçarja ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për mashtrim. Në një video-live që po qarkullon në rrjet, vetë ajo ka deklaruar se pas daljes nga spitali në Dubai do të publikojë të gjithë dokumentacionin mjekësor që e vërteton gjendjen e saj.
Ndërkohë, po ashtu në një bisedë me donatorin "Mr.Eli", edhe nëna e saj është shprehur se paratë e dhuruara nga do t'u kthehen qytetarëve për aq kohë sa transplanti nuk është kryer, ashtu siç ishte parashikuar fillimisht.
Kjo çështje ka hapur një debat të madh në rrjet, ndërsa ende nuk ka një reagim nga autoritetet. /ZËRI
