
TIRANË- Pas publikimit të trailerit të filmit të saj dhe Luiz Ejllit, që pritet të jepet në kinema në muajin Shkurt, Kiara Tito ka hasur një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale. Sipas vëzhgimeve online, një numër llogarish të rreme janë aktivizuar për të shpërndarë mesazhe urrejtjeje dhe për të sabotuar postimet e artistes.
Në reagimin e saj, Kiara u shpreh se po përballet me një sulm të organizuar nga profile anonime. Ajo shkroi:
“Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet. Si nuk lodheni duke hapur açounts? Pse nuk shikoni punën tuaj? Nëse nuk ju pëlqen, mos e shihni!”
Teksa vijon me një tjetër reagim, ajo theksoi lodhjen nga llogaritë anonime që krijohen me qëllim sulmi:
“Nuk e di kush ka më shumë energji këtu: unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shpërndarë vrer.”
Kiara komentoi edhe faktin që shumë prej këtyre profileve nuk kanë identitet real:
“Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë. Flisni, shkruani, shpikni… unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë.” “Ju vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”

Pas kësaj Kiara dhe Luizi vendosën që të mbyllnin komentet në llogarinë e tyre, për shkak se situata u bë e pamenaxhueshme.
“Per shkak te disa komenteve te ulta dhe fjalorit te piset qe u shfaq ne postimet tona, dhe duke respektuar faktin qe na ndjek nje publik i gjere, vendosem te mbyllim komentet per momentin.
Por dua t'ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen dhe komentet tuaja te bukura, qe ishin shume me te shumta se negativiteti.
Ju dua fort. Ju jeni arsyeja dhe forca qe na ben te vazhdojm perpara, pavaresisht zhurmes se keqe qe vjen nga pak zera”, shkruan më tej moderatorja./ZËRI