Qytetërim

Si mund të rifitohet Armando Broja? De Biazi: Po të isha unë trajner do të kaloja një fundjavë me të

Sipas ish-trajnerit kuqezi, Broja nuk është problem, por potencial i madh që nuk duhet humbur.

E.K
Si mund të rifitohet Armando Broja? De Biazi: Po të isha unë
ARMANDO BROJA DHE GIANI DE BIAZI

TIRANË- De Biazi ka lëshuar një mesazh të fortë dhe plot dashuri për Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares, i cili prej kohësh nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Ish-trajneri i kombëtares kuqezi zbuloi se gjatë një darke me Armand Dukën ka folur vetëm për të:

“Broja duhet patjetër të rifitohet. Nuk po them të varet gjithçka nga ai, por është shumë e rëndësishme ta rifitojmë për kombëtaren shqiptare”.

Por si mund të rikthehet në super formë? De Biazi e thotë qartë: “Unë do të kaloja një fundjavë me të. Do të kuptoja ritmin e jetës së tij, si mendon, si i percepton gjërat. Vetëm kështu e rifitojmë”.

Ai shtoi se e njëjta ide iu tha edhe Dukës gjatë darkës me kreun e FSHF: “Kam respekt për Sylvinhon dhe stafin teknik, nuk mund të futem shumë në punën e tyre. Unë do të bëja diçka më ndryshe. Nuk e di cila është mënyra për ta sjellë Brojën në top-formë, por gjeni mënyrën dhe bëjeni”.

Broja për shkak edhe të dëmtimeve të shumta, nuk e ka të sigurt vendin e titullarit në Kombëtaren Shqiptare. Ne ndeshjen me Andorrën, ku Shqipëria siguroi kalimin në Play Off, Broja u pa në lot, i vetëm në stol, ndërsa në ndeshjen me Anglinë u dëmtua pak minuta pasi u fut në fushë në pjesën e dytë. Dëmtimi i kaviljes pritet ta mbajë Brojën jashtë fushe për 2-3 javë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB