Qytetërim

Pak javë më parë konfirmoi lidhjen, a përfundoi kaq shpejt historia e dashurisë për Ronela Hajatin?

Këngëtarja e njohur shpesh për provokimet e saj, ka shqetësuar fansat me postimin e fundit

E.K
Pak javë më parë konfirmoi lidhjen, a përfundoi kaq shpejt
ronela hajati dhe i dashuri

TIRANË-  Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndezur kurreshtjen e ndjekësve ditën e djeshme pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke i hapur rrugë dyshimeve mbi jetën e saj personale.

Ronela ka publikuar një video ku shfaqet duke parë një film, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj, i cili është interpretuar si një mesazh me nënkuptim.

“Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar,” ka shkruar këngëtarja.

Ky tekst ka bërë që fansat të dyshojnë nëse diçka e papritur ka ndodhur në marrëdhënien e saj, sidomos duke marrë parasysh faktin që Ronela vetëm pak kohë më parë kishte konfirmuar lidhjen. Postimi i sotëm ka ngritur pyetje të shumta: A është ky një reagim personal? Apo thjesht një citim i lidhur me filmin që po shihte?

Pak javë më parë konfirmoi lidhjen, a përfundoi kaq shpejt
postimi

Deri më tani, Ronela nuk ka dhënë asnjë sqarim, dhe ndjekësit janë ndarë mes atyre që mendojnë se këngëtarja po përjeton një situatë të vështirë emocionale dhe atyre që besojnë se fjalia nuk lidhet aspak me jetën e saj private.

Megjithatë, fansat shpresojnë që postimi të jetë vetëm një reflektim i shkëputur nga filmi, dhe jo një sinjal për probleme në romancën e saj.

Poll

MOS HUMB