TIRANË- Në një kohë që qeveria i ka shpallur luftë informalitetit, dhe ka nisur një aksion kundër evazionit fiskal, motivuesi Ermal Mamaqi, merr para me zarfa gjatë aktiviteteve të tij, pa lëshuar fatura tatimore, edhe pse pjesëmarrja në trajnime varion mbi 100 euro. Në një video të publikuar nga Piranjat, gjatë aktivitetit të fundit që Mamaqi ka mbajtur në Pallatin e Kongreseve, shihen zarfa me para që janë paguar nga pjesëmarrësit, pa u pajisur me një kupon tatimor, e rrjedhimisht pa e detyruar Mamaqin që ti paguajë një pjesë të taksave shtetit shqiptar.
Aktiviteti është mbajtur në zemër të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve, por kjo nuk e ka penguar Mamaqin, që siç thotë edhe vetë vajza që qëndron në sportel, një pjesë të mirë të pagesave ti marrë ‘cash’, pa nxjerrë mbrapsht një faturë.
Biseda mes gazetares së infiltruar dhe vajzës në sportel
Sportelistja: Do të paguash për një?
Gazetarja: Po, ka pasur shumë si puna ime me lekë në dorë
Sportelistja: Plot, ja shiko zarfin…
Gazetarja: Plot qenka…
Mamaqi prej kohësh është shkëputur nga ekrani, dhe ia ka dedikuar karrierën e tij tashmë trajnimeve motivuese, duke e menduar dukshëm si një aktivitet më fitimprurës se punët e mëparshme që ka kryer. /ZËRI