Qytetërim

Transferimi në Itali, Zhegrova flet si lojtar i Juventus: Një ëndërr për mua dhe familjen

Futbollisti tha se pret me padurim që të takohet nga afër në stadium me tifozët e Juventusit

E.K
Transferimi në Itali, Zhegrova flet si lojtar i Juventus: Një
EDON ZHEGROVA

ITALI- Futbollisti i kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova ka dhënë intervistën e tij të parë si një lojtar i Juventusit në Seria A. Zhegrova është shprehur se transferimi në Itali është një moment i jashtëzakonshëm krenarie për të dhe për familjen e tij. Ai ka dhënë një mesazh dhe për tifozët bardhezinj, për të cilët tha se pret me padurim që t’i shohë në stadium.

Si ndiheni për këtë kalim te Juventusi?

Zhegrova: Sinqerisht, për mua është si një ëndërr. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time. Jam shumë krenar ta vesh këtë fanellë, do ta mbaj me shumë përgjegjësi, duke dhënë maksimumin për skuadrën.

Çfarë lloj lojtari jeni dhe cili është roli juaj i preferuar?

Zhegrova: Më pëlqen të luaj si anësor, të shënoj, të dribloj, të jap asistime dhe ta ndihmoj skuadrën me cilësitë e mia.

Jeni përballur me Juventusin më parë. Si ndiheni tani që jeni pjesë e tij?

Zhegrova: Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të madhe, Juve ishte kundërshtar i vështirë. Tani jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi pres t’iu bashkohem shokëve të mi të rinj.

Cilat janë objektivat tuaj?

Zhegrova: Shpresoj të shënoj sa më shumë dhe, mbi të gjitha, të fitoj trofe. Mendoj se me këtë skuadër mund t’i arrijmë, duke parë cilësinë që kemi.

Çfarë mesazhi keni për tifozët bardhezinj?

Zhegrova: I përshëndes të gjithë. Mezi pres t’i takoj në stadium. Spektakli po nis.

Transferimi i Zhegrovës nga Lille për te Juventus u mbyll për një shumë totale prej rreth 18.5 milionë eurosh, duke përfshirë ofertën bazë, kostot shtesë dhe bonuset. Marrëveshja u finalizua paralelisht me shitjen e Nico Gonzalez te Atletico Madrid për 33 milionë euro./ZËRI 

Poll

MOS HUMB