Aktualitet

Plagosi 2 persona në Sarandë, por fshihej në Korçë! Operacionalja e nxjerr nga ‘Audi’ në mes të qytetit

Në pamjet e siguruara duket se forcat e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Operacionalen e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policinë e Korçës kanë rrethuar një mjet tip “Audi”, duke nxjerrë Ramadan Zoton

F.I
Plagosi 2 persona në Sarandë, por fshihej në Korçë!
pamjet e arrestimit

KORÇË-Autori i plagosjes së Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lames në Sarndë është arrestuar gjatë një aksioni 'blic' në qytetin e Korçës. Në pamjet e siguruara duket se forcat e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Operacionalen e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policinë e Korçës kanë rrethuar një mjet tip “Audi”, duke nxjerrë Ramadan Zoton, (allias Ramadan Canaj). Mësohet se ka edhe të tjerë të shoqëruar, ndërsa në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Erjon Canaj, 35 vjeç.

Konkretisht 43-vjeçari, Ramadan Zoto, (allias Ramadan Canaj) gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Haradinaj dhe Ernest Lama kanë pasur konflikt me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj.

Të plagosurit kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Kështu që kishin kërkuar takim për të sqaruar ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme pranë stadiumit. Por përplasja verbale, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy vëllezërit Canaj janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal. Ramadan Canaj, sipas mediave, ka qenë i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Ndërsa vëllai i tij, Erjon Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta./ZËRI

Poll

MOS HUMB