Qytetërim

Abuzoi seksualisht me një të mitur vite më parë, sportisti holandez në lot: Të gjithë më tallnin në Lojërat Olimpike, nuk e meritoja!

Pjesëmarrja e Van de Velde në Lojërat Olimpike 2024 u bë një temë e diskutueshme për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

I.F
Abuzoi seksualisht me një të mitur vite më parë, sportisti
Steven van de Velde

AMSTERDAM- Sportisti holandez, Steven van de Velde, i cili u dënua në vitin 2016 për përdhunim e një vajze të mitur, qau gjatë një interviste, pasi tha se të gjithë e tallnin atë në Lojërat e Olimpike.  

Van de Velde, 30 vjeç, nuk dha asnjë intervistë për gazetarët ndërkombëtar gjatë Lojërave Olimpike dhe pas disa javësh pranoi të fliste për gazetën holandeze NOS.

“Në atë kohë mendova unë nuk e meritoj këtë. Unë nuk do t'u jap të tjerëve fuqinë për të vendosur se mund të më ngacmojnë ose të më heqin qafe", tha ai për gazetën, sipas Associated Press.

Pjesëmarrja e Van de Velde në Lojërat Olimpike 2024 u bë një temë e diskutueshme për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Abuzoi seksualisht me një të mitur vite më parë, sportisti
Steven van de Velde

Ai qëndroi 13 muaj në burg për marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 12-vjeçare. Fillimisht ai u dënua me 4 vjet burg, por më pas iu rishqyrtua dënimi. Van de Velde u kthye në sport në 2017 dhe u kualifikua për Olimpiadën së bashku me partnerin Matthew Immers.

Drejtori i përgjithshëm i Federatës Hollandeze të Volejbollit Michel Everaert mbrojti përfshirjen e van de Velde, ndërsa komiteti Olimpik Kombëtar Holandez tha se ai i plotësonte të gjitha kërkesat e kualifikimit.

“Ai ishte dënuar në atë kohë sipas ligjit anglez dhe e ka vuajtur dënimin. Që atëherë e deri më tani, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Steven, i cili tani është riintegruar plotësisht në komunitetin holandez të volejbollit. Ai e ka treguar që është një profesionist dhe një qenie njerëzore shembullore dhe nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në të. Ne e mbështesim plotësisht atë dhe pjesëmarrjen e tij në Paris, të cilën ai dhe Mattheë e kanë fituar", tha Everaert në një deklaratë.

Van de Velde nuk foli me gazetarët gjatë Lojërave Olimpike me urdhër të Komitetit Olimpik Hollandez, ndërsa qëndroi edhe jashtë fshatit Olimpik.

Abuzoi seksualisht me një të mitur vite më parë, sportisti
Steven van de Velde

“Unë e kuptoj që në prag të ngjarjes më të madhe sportive në botë, kjo mund të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Unë nuk mund ta kthej atë, kështu që do të më duhet të mbaj pasojat. Ka qenë gabimi më i madh i jetës sime”, tha Van de Velde në deklaratën e postuar.

Van de Velde dhe Immers humbën nga Brazili në raundin e 16-të për t'i dhënë fund garës së tyre në Lojërat Olimpike, ndërsa ekspertët thanë se ai humbi pasi iu nënshtrua presionit që i bëhej nga tifozët dhe fishkëllimat që merrte sa herë që shërbente topin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB