
ANGLI- Al Hilali nga Arabia Saudite e ka një objektiv të qartë: lojtarin kryesor dhe kapitenin e Junajtidit, portugezin Bruno Fernandesh. Për ta patur janë gati të fluturojnë drejt ofertave të çmendura!
Nëse Bruno Fernandeshi i jep dritën jeshile propozimit të Al Hilalit, kontrata që i propozohet është 3-vjeçare me një pagë prej 700 mijë paundësh në javë, plus bonuse, që do të thotë rreth 65 milionë paund në vit, për 3 vjet, 195 milionë paund.
Delegatë të Al Hilalit do të vizitojnë së shpejti selinë e Junajtidit për të diskutuar një marrëveshje për Brunon, në mënyrë që edhe klubi i djajve të kuq të mbetet i kënaqur. Ajo që raportohet deri më tani është se Al Hilali nuk e pranon kthimin duarbosh.