
TIRANË- Situata e marrëdhënies mes Argjira Spancës dhe balerinit Graciano Taganit ka parë edhe ditë më të mira. Prej kthimit të tij në "Big Brother VIP 3", çifti duket se po kalon një moment të vështirë, për të cilin Graciano ka folur më shumë. Brenda shtëpisë, ai tha se e fejuara e tij donte familje, ndërsa ai do të fokusohet tek karriera.
Sot në “E Diell” as Argjira nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve pikante të bëra nga ish-banorja e BBV3, Ledjona Xheladinaj. Kjo e fundit e ka pyetur në lidhje me Gracianon, ku kohët e fundit përflitet për një krizë në marrëdhënien e tyre. Por moderatorja nuk iu përgjigj, duke u shprehur se janë në një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.
“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy,”- tha ajo.
Duke zgjedhur që të mos e komentonte më tej marrëdhënien e saj./ZËRI