Qytetërim

Ariana Grande pranon varësinë ndaj botoxit

Këtë rrëfim këngëtarja e bëri me anë të një videoje në Youtube për 'Vogue' teksa foli për luftën e saj me bukurinë

r.d
Ariana Grande pranon varësinë ndaj botoxit
Ariana Grande

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande ka pranuar publikisht varësinë ndaj botoksit.

Mes lotësh, ajo pranoi se për të ruajtur pamjen e saj mbështetet tek botoxi dhe mbushja e buzëve.

Këtë rrëfim këngëtarja e bëri me anë të një videoje në Youtube për 'Vogue' teksa foli për luftën e saj me bukurinë.

“Kam pasur mbushës buzësh gjatë viteve dhe botox. Ndalova në 2018 sepse thjesht ndjeva se kisha vendosur shumë … shumë. Thjesht ndjeva dëshirën për t’u fshehur, e kuptoni”, tha Ariana. Pas një pauze për të mbledhur veten, ajo tha: “Nuk e prisja të emocionohesha. Për një kohë të gjatë, bukuria ishte për t’u fshehur për mua dhe tani ndihem sikur nuk ka ndodhur që kur nuk kam bërë filler dhe botox”.

Grande tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një ndryshimi të fytyrës në të ardhmen.

“Plakja mund të jetë një gjë kaq e bukur. Tani a mund të bëj një ndryshim të fytyrës pas 10 vitesh? Mundet që po, por këto janë vetëm mendime”, tha ajo.

Poll

MOS HUMB