Qytetërim

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve

Këngëtarja ishte e ftuar në “Graham Norton Show” ku tregoi se kur na kruhet hunda, tregon që do të zihemi me dikë.

k.m.
Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve
Dua Lipa

BRITANI E MADHE- Këngëtarja Dua Lipa ka folur për disa supersticione shqiptare në një nga shfaqjet më të ndjekura në Britaninë e Madhe. Shprehjet shqiptare që Dua Lipa tregoi në emisionin e “Jimmy Kimmel Live” u bënë mjaft virale në rrjetet sociale, por kësaj radhe ajo u ndal tek supersticionet.

Këto të fundit, madje shkaktuan edhe të qeshura mes të ftuarve të tjerë në shfaqje, mes tyre aktoret e mirënjohura Cate Blanchett dhe Kate Winslet. Këngëtarja ishte e ftuar në “Graham Norton Show” ku tregoi se kur na kruhet hunda, tregon që do të zihemi me dikë, duke zbuluar edhe mënyrën sesi mund t'ja hedhim "paq" pa asnjë debat.

"Ne kemi shumë supersticione, nëse të krruhet hunda, do mërzitesh për diçka. Por që ta ndryshosh, krruan pak hundën dhe prek të pasmet. Ose, nëse ke një ngjarje të rëndësishme dhe nuk do të prekesh nga syri i keq duhet të veshësh mbathjet mbrapsht,”- tha Dua duke shkaktuar të qeshura.

SHIKO MINUTËN 22:

 

Poll

MOS HUMB