Qytetërim

Hamilton: Varstappen nuk djersin, Red Bull makina më e mirë

Hamilton deklaroi se Varstappen fiton falë faktit se ai po nget Red Bullin, të cilën e konsideroi si ndër makinat më të mira.

D.XH
Hamilton: Varstappen nuk djersin, Red Bull makina më e mirë
Varstappen dhe Hamilton

ABU DHABI - Lewis Hamilton beson se Max Verstappen nuk kishte nevojë të 'djersijë' gjatë garave të tij, teksa fitoi Formula 1 për vitin 2023. Verstappen fitoi 19 nga 22 garat në F1 2023, duke thyer rekorde gjatë këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Mercedes nuk fitoi për herë të parë që nga viti 2011, pasi Lewis Hamilton nuk po njeh fitore prej kohësh, me triumfin e tij të fundit që erdhi në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite më 2021. Duke folur për BBC, Hamilton mendon se Verstappen thjesht duhej të kontrollonte ritmin e tij përpara të tjerëve. Ai shprehet se Red Bull është një makinë shumë e mirë dhe mjafton ta menaxhosh mirë kryesimin.

Hamilton: Varstappen nuk djersin, Red Bull makina më e mirë
Red Bull

“Unë nuk mendoj se ai nuk ka djersitur gjatë vitit. Edhe kur po e ndiqnim në Austin, nuk mendoj se po djersitej. Unë mendoj se ai thjesht ishte në gjendje ta kontrollonte kryesimin. Ne dhe kur i afrohemi, Varstappen shkon shumë përpara. Suksesi qëndron tek fakti se ai nget makinën më të mirë. Gomat e Red Bull janë fantastike. Por duhet ta pranoj se Red Bull dhe Varstappen kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha Hamilton. Varstappen ka siguruar fitoren e 54 në karrierë. Ai kështu është piloti i tretë me më shumë fitore në Formula 1. Para tij janë Hamilton dhe Schumascher. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB