
PRISHTINË- Vesa Vllasaliu ka rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë e saj me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha. Aktualisht ajo ndodhet në shtëpinë e "Big Brother VIP Kosova', ku ka treguar edhe njëherë versionin e saj sesi futbollisti me origjinë shqiptare e kishte tradhëtuar me shoqen e saj më të ngushtë, Edonën. Ngjarja, tregoi ajo, ndodhi dy muaj para martesës.
“Ajo pastaj është martuar me burrin tim. Edhe unë e kam pasur shumë të afërt dy muaj para dasmës. Më vonë i kanë parë njerëzit për dore pasi jemi ndarë. Deri sot s’më kanë treguar asgjë. Unë akoma me gjyq jam. Unë pata jetuar në Stamboll dhe jemi hidhëruar. Prej atij momenti, as në banesë nuk kam hyrë dhe ai të gjitha sendet mi ka marrë dhe pastaj njerëzit e kanë parë me të dhe me sendet e mia, që ndoshta s’janë as sendet e mia, por i ka blerë për së dyti,”- shtoi Vllasaliu.
Gjatë kohës që ajo është e izoluar, shoqja e saj dha një intervistë, ku mohoi njohjen me Vesën, ndërkohë që rrjeti gjeti foton ku ajo do të ishtë dëshmitare në dasmën e saj. Po ashtu, në intervistë doli edhe vëllai i futbollistit, Besarti, i cili tha se arsyeja e ndarjes së tyre kanë qenë sjelljet e këqija të saj si nuse. Për të gjithë ngjarjen që prej disa javësh ka trazuar rrjetin, "Zëri.ai" i ka dedikuar edher një video shpjeguese.
Ndaj ndiqeni!