Qytetërim

E pazakontë! 66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Hildebrandt foli për të pasur një familje të madhe dhe tha se donte të inkurajonte njerëzit që të kishin më shumë fëmijë.

F.I
E pazakontë! 66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë
Alexandra Hildebrandt

GJERMANI-Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Gjermani. Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetë. 

Alexandra Hildebrandt, në krye të muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin qendror, konfirmoi për DPA-në se djali i saj u lind me prerje cezariane në klinikën ”Virchow” të spitalit ”Charité”. Hildebrandt i tha gazetës ”Bild” se ajo ka pasur tetë fëmijë, përfshirë binjakë, që kur mbushi 53 vjeçe. Ajo gjithashtu ka dy fëmijë të rritur.

”Tetë nga fëmijët kanë lindur me prerje cezariane”, tha ajo.

Mjeku Wolfgang Henrich tha se Hildebrandt është gruaja më e moshuar shtatzënë për të cilën është kujdesur, pasi ai ka kryer të tetë prerjet cezariane.

Ajo theksoi se ajo ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet fizik të rregullt, dhe nuk ka konsumuar as duhan, as alkool, as kontraceptivë. Hildebrandt foli për të pasur një familje të madhe dhe tha se donte të inkurajonte njerëzit që të kishin më shumë fëmijë. 66-vjeçarja tha se nuk përdori teknologji riprodhuese për të konceptuar fëmijën./ZËRI

Poll

MOS HUMB