
SHBA- Nuk kanë fund zbulimet për të kaluarën e Russell Brand, pasi katër gra e akuzuan aktorin për sulm seksual, që pretendohet se ka ndodhur mes viteve 2006 dhe 2013. Edhe pse akuzat ndaj tij i cilësoi i mohoi të gjitha, duket se Katy Perry kishte parë disa shenja “shqetësuese” në sjelljen e ish-bashkëshortit të saj, të cilat ai i kishte bërë publike menjëherë pas ndarjes së tyre. Ish-çifti u martua në tetor 2010 pas një viti lidhje. Megjithatë, ata u ndanë 14 muaj më vonë, ndërsa Katy Perry që zbuloi se Brad e informoi atë për divorcin përmes mesazheve.
Në një intervistë të dhënë për Vogue nga Katy Perry, ajo deklaroi se ish-bashkëshorti i saj nuk u soll siç duhet ndaj saj, duke theksuar se ai po përpiqej ta kontrollonte gjithë jetën e saj.
"Në fillim, kur e takova, ai donte dikë të barabartë. Dhe unë mendoj se shumicën e kohës burrat thonë se duan barazi, por më pas duket sikur nuk mund ta përballojnë atë. Atij nuk i pëlqente aspak atmosfera e të qenit në turne. Pra, ishte vërtet shumë e dhimbshme dhe kontrolluese, gjë që më mërziti,"-tha ajo.
Akuzat ndaj Russell Brand u zbuluan pas një hetimi të gjerë të përpiluar dhe publikuar nga media britanike Sunday Times, Times dhe Channel 4.
Kush është Russell Brand?
Brand u bë i njohur për një seri emisionesh radiotelevizive që ai ka drejtuar në rrjete të tilla si Channel 4, MTV, Radio X dhe BBC. Ai e filloi karrierën e tij, në fillim të viteve 2000, si stand-up humorist dhe më pas prezantoi spektaklin Big Brother's Big Mouth. Pasi rriti popullaritetin e tij, Brad luajti në filma të Hollivudit si Forgetting Sarah Marshall, Get Him To The Greek dhe Arthur.
Jeta personale, gjithashtu e trazuar
Kur Brad ishte 14 vjeç, ai zhvilloi buliminë nervore. Dy vjet më vonë, në moshën 16-vjeçare, ai u largua nga shtëpia për shkak të debateve me partneren e nënës së tij pasi prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 6-muajsh. Në vitet e adoleshencës, Brad përdorte drogë dhe pati një përvojë makthi kur u përdhunua nga mësuesi i tij.
Gjithashtu, ai nuk kishte marrëdhënie të mira me të atin dhe nuk shiheshin shpesh./Zëri.ai