TIRANË- Një lajm i trishtë ka tronditur këtë ditë të parë të viti, familjen e Ema Andreas. Vëllai i saj, njëkohësisht gazetari i sportit dhe ish-basketbollist i Dinamos, Eneas Andrea, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes në palestër në moshën 55-vjeçare.
Akotrja Ema Andrea, ka ndarë një reagim prekës në rrjetet sociale pas humbjes së vëllait të saj binjak, Enea-s. Përmes postimit të ndarë në Instagramin e saj, ajo i falenderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje në këtë periudhë të dhimbshme.
Andrea shprehet se çdo fjalë dhe çdo përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, duke e krahasuar këtë dashuri me shpirtin e Eneas. Ajo thekson se ndonëse jetën nuk mundën t’ia zgjasin, kujtimi i tij do të mbetet i gjallë falë dashurisë dhe solidaritetit të treguar.
"Falenderoji njerëzit o zemër se nëse e bën më vonë do tu prishësh festën me fjalë të hidhura” më thotë gjysma ime Buçi im, mbreti im, jeta ime, mali im!
Skam duar e as mendje por Buçit tim ja dëgjoj fjalën!
Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë!
Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij!
Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na u gjendet pranë!
Urojmë të mos shihni keq e ikja e Tij të jetë i fundit lajm i hidhur!
Enea do thoshte
“Mirë të jeni! Bomba fare!”
Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!"- shkruan mes dhimbjes aktorja.
View this post on Instagram
Aktorja nënvizon gjithashtu se mbështetja e publikut ka qenë një burim force për familjen, duke e bërë këtë dhimbje disi më të përballueshme./ZËRI