Qytetërim

“Emily in Paris” fut në ‘sherr’ Francën me Italinë, Macron: Do luftojmë për ta mbajtur. Kryebashkiaku Romës: Nuk e kontrollon dot zemrën

Seriali renditet ndër shfaqjet më të shikuara të Netflix dhe kur gjigandi i transmetimit e rinovoi atë për një sezon të pestë, producenti Darren Star tha që Emily tani do të shkojë në Romë.

I.F
“Emily in Paris” fut në ‘sherr’ Francën me
Emmanuel Macron, aktorja Lily Collins dhe Roberto Gualtieri

PARIS- Emmanuel Macron sërish po lufton fort për të mbajtur një personazh të njohut në Paris, kësaj radhe përtej futbollit, bëhet fjalë për serialin e famshëm “Emily in Paris”. Në fund të sezonit të 4, seriali më i sukseshëm i Netlix, zbuloi se Emily do zhvendoset diku tjetër, kësaj radhe në Romë. Kjo gjë befasoi fansat e serialit, por jo më shumë se presidenti francez, i cili po “lufton” fortë për ta mbajtur personazhin në vendin e tij.

"Ne do t'u kërkojmë producentëve të qëndrojnë në Paris, pasi është 'Emily në Paris' dhe ‘Emily in Roma’ nuk ka kuptim”, tha ai për Variety.

Shfaqja e famshme ka në qendër një vajzë në të 20-tat, Emily Cooper, e cila punon si agjente e marketingut. Roli luhet nga aktorja Lily Collins. Emily lëviz nga Chicago në Paris për një punë dhe shijon jetën e bukur që të ofronkryeqyteti francez. Seriali renditet ndër shfaqjet më të shikuara të Netflix dhe kur gjigandi i transmetimit e rinovoi atë për një sezon të pestë, producenti Darren Star tha që Emily tani do të shkojë në Romë.

Pas komenteve të presidentit francez, kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, postoi një përgjigje për të në X, duke shkruar: I dashur Emmanuel Macron, mos u shqetëso: Emily po ia del shumë në Romë. Dhe njeriu nuk mund ta kontrollojë zemrën: le ta lëmë të zgjedhë.

Gualtieri tha për The Hollyëood Reporter Roma: A nuk ka presidenti Macron çështje më të mëdha për t'u shqetësuar? Mendova se Macron po bënte shaka, sepse ai duhet të dijë se një kompani produksioni si Netflix nuk merr urdhra nga krerët e shteteve ose nuk merr vendime bazuar në presionin politik.

Macron është një fans i madh i serialit. Gruaja e tij, Brigitte, bëri një foto në sezonin e katërt kur Emily e pa atë në një kafene dhe i kërkoi një selfie. Ndërsa shfaqja ka tërhequr kritika nga disa shikues francezë për prirjen ndaj klisheve pariziane dhe shmangien e çështjeve si të pastrehët në qytet, ai ka nxitur turizmin në kryeqytetin e vendit, sipas një studimi të kryer nga qendra kombëtare e filmit të Francës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB