Qytetërim

Euro 2024/ Zbulohen detajet e ceremonisë hapëse, do të ketë homazhe për legjendën gjermane

Gjermania, si vendi pritës i Euro 2024, do të kujtojë për të gjithë tifozët e saj, legjendën Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në 7 Janar të këtij viti.

f.t
Euro 2024/ Zbulohen detajet e ceremonisë hapëse, do të ketë
Franz Beckenbauer

GJERMANI-Euro 2024 nis zyrtarisht të premten datë 14 Qershor, në sfidën hapëse, e vlefshme për Grupin A, që do të luhet mes Gjermanisë dhe Skocisë, në Allianz Arena të Munihut.  

Në prag të nisjes së këtij takimi, do të ketë një ceremoni hapëse, sikundër ndodh gjithmonë në prag të nisjes së ngjarjeve kaq të rëndësishme sportive, por detaje të tjera janë zbuluar nga mediat për organizimin e ceremonies. Gjermania, si vendi pritës i Euro 2024, do të kujtojë për të gjithë tifozët e saj, legjendën Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në 7 Janar të këtij viti.

Do të jetë bashkëshortja e ish legjendës bavareze, Heidi Beckenbauer, e cila do të vendosë në qendër të mesit të fushës trofeun e evropianit, i ngritur për herë të fundit nga Italia e Mancinit, në Wembley, në vitin 2021.

 Franz Beckenbauer, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe një nga vetëm tre futbollistët në planet që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, humbi jetën në moshën 78-vjeçare. Beckenbauer është një ikonë e futbollit gjerman që ka fituar 104 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore, duke fituar Kupën e Botës 1974, përpara se të përsëriste këtë sukses, si trajner, në Itali 16 vjet më vonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB