
SHBA- Motra e modeles australiane, Bianca Censori ka hedhur poshtë thashethemet që qarkullojnë prej kohësh në rrjet, se familja e saj nuk është dakord për romancën me reperin kontrovers, Kanye West. Angelina Censori i ka cilësuar "absurde" të gjitha aludimet në media ndërsa shtoi se familja është pro lidhjes së arkitektes me reperin.
“Ne të gjithë e mbështesim atë. Ne mbështesim albumin e tij të ri. Ne mbështesim rrobat e tij të reja që po nxjerr”, tha Angelina për Herald Sun.
Angelina e përshkroi motrën e saj si shoqen dhe njeriun e saj më të besueshëm dhe këmbëngul se gjithçka është mirë, shkruan Daily Mail.
‘Të gjitha janë vetëm mashtrime. Thuhej diçka edhe për babin tim këto kohët e fundit. Babai im nuk flet kurrë. Asgjë nuk është e vërtetë’ tha ajo.
Kanye dhe Bianca janë komentuar shumë në rrjet pas daljeve të tyre në publik, ku Bianca shfaqej tepër provokuese. Një burim i brendshëm ka pohuar se reperi po e bën këtë gjë për një arsye.
Një video e Bianca Censorit e realizuar para lidhjes së saj me reperin Kanye ëest po bën xhiron e internetit. Që kur çifti bëri të ditur lidhjen e tyre, askush nuk e ka dëgjuar zërin e stilistes së Yeezy, as në deklarata, as përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk i përdor as rrjetet sociale dhe në daljet e tyre publike thjesht qëndron në heshtje në krah të Kanye West./ZËRI