Qytetërim

Fiorentina e pëson! ‘’Alergjia’’ nga Juventusi i kushton 50 mijë euro

Ndeshja, megjithatë, u luajt. Fiorentina e Paladinos hodhi në fushë versionin më të mirë të vetes së saj. Ajo fitoi 3-0.

k.m.
Fiorentina e pëson! ‘’Alergjia’’ nga Juventusi i
Foto ilustruese

FIRENCE- Firencja ishte me alarm të kuq për shkak të tejfryrjes së lumit Arno dhe reshjeve të forta të shiut, funksionarë të lartë të politikës lokale, siç patëm raportuar në Zëri.al, patën kërkuar që ndeshja kundër Juventusit të shtyhet. Ndeshja, megjithatë, u luajt. Fiorentina e Paladinos hodhi në fushë versionin më të mirë të vetes së saj. Ajo fitoi 3-0.

Megjithatë, në Firence, të jesh juventin prodhon reaksion. Të presësh juventusin në ‘’Artemio Franki’’ është nxitje e parezistueshme për të gabuar dhe pre e kësaj nxitjeje ranë tifozët e Curva Ferrovia, tribuna që gjendet me kurriz pas stacionit më të afërt të trenit me stadiumin.

Nga e njëjta tribunë erdhen pandalshëm edhe kore ofenduese ndaj skuadrës torineze, që përherë e ndez një gjendje tensioni e urrejtje te tifozët e Fiorentinës sa herë e viziton qytetin e Firences. Kjo shfaqje, një banderolë e stërmadhe në ndeshjen e së dielës i kushtoi 50 mijë euro gjobë nga Gjykatësi Sportiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB