Qytetërim

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve, Romeo në pikiatë

Brenda bëhet garë për vëmendje dhe për të qëndruar sa më gjatë në Shqipëri, jashtë ka 'luftë' për rrjetet sociale, kush po fiton më shumë?

k.m.
VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,
Foto ilustruese

TIRANË- Më shumë se 1 muaj është shënuar që nga nisja e spektaklit “Big Brother VIP 3”! Që prej nisjes, spektakli ka tërhequr vëmendjen e publikut që tashmë kanë zgjedhur të preferuarit e tyre. E teksa brenda bëhet garë për vëmendje dhe për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi, jashtë ka 'luftë' për rrjetet sociale, kush po fiton më shumë?

ZËRI ka bërë një listë të banorëve që kanë më shumë ndikim në rrjetet sociale, duke nxjerrë edhe ata që kanë fituar më shumë që nga izolimi i tyre brenda shtëpisë. Megjithatë ka edhe nga ata që edhe pse janë investuar që t'i mbajnë sa më shumë aktivë rrjetet e tyre sociale, nuk ia kanë dalë që të shtojnë shumë ndjekës, pasi mesa duket, loja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk po pëlqehet nga publiku jashtë.

 

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,
Julian Deda

Aktori Julian Deda u fut me 438K ndjekës në Instagram, e pas një muaji ai shënon një rritje me 5k, duke shënuar 443k persona që e ndjekin në rrjetin e tij social. Moderatorja Roza Lati aktualisht ka 826k ndjekës, nga 823K persona që ka grumbulluar gjatë gjithë karrierës së saj, si reflektim në rrjetet sociale. Ilnisa Agolli nuk ka pasur një rritje të madhe, duke mbledhur rreth vetëm 54k persona; përkundrejt 267k që ka partneri i saj, Meriton Mjekiqi. 

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,

Asnjë ndryshim thelbësor për Sara Gjordenin, e cila vazhdon që të ketë 70.5k në rrjetet e saj, duke fituar vetëm 3500 persona më shumë që e ndjekin, ndërsa këngëtari Bardhi ka 287k fansa të muzikës së tij dhe të marrëdhënies që ai po krijon brenda shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në vend. 

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve, VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,

Ndërkohë që një prej banoreve që ka njohur një rritje të madhe të ndjekësve është Ledjona Xheladinaj, e cila është rritur me rreth 40 mijë ndjekës. Para se të hynte në Big Brother ajo ka pasur 4 mijë ndjekës, ndërsa tashmë 43.5 mijë ndjekës, Heidi Baçi ka arritur 103k; Fation Kuqari me 596k; Erjola Doçi me 240k dhe Rike Roçi, e cila ka shënuar vetëm 2 mijë ndjekës më shumë, duke kapur shifrat 134k.

TË DHËNAT E TJERA: 

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,

Ndryshim përbën aktori Romeo Veshaj, i cili fillimisht shënoi një rritje prej 24 mijë ndjekësish më shumë, duke kapur kulmin e 319K personave. Por tani, një muaj më vonë, si askush tjetër, ai ka kapur 321k persona që të ndjekin.

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,

Ndoshta janë fansa të zhgënjyer nga loja e tij brenda shtëpisë. Megjithatë, fituesit e vetëm deri më tani janë gazetari Lisi Myrtaj dhe moderatori i spektaklit. Sot numërojnë përkatësisht, 42.6k, ndërsa Ledioni 78.7k, nga vetëm 20 mijë ndjekës që kishte arritur që të "kapte" para spektaklit.

VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,VËZHGIM/Big&famë, si u rritën ndjekësit e banorëve,

Kjo po që është rritje...

Shifrat që shtohen apo pakësohen, janë tregues jo vetëm i pëlqyeshmërisë së personazheve brenda shtëpisë, por edhe për jetën që vazhdon jashtë. Teksa banorët janë brenda, menaxhuesit e faqeve të tyre janë gati për të promovuar çdo biznes që ofrohet për t'u dërguar rroba, bizhu, por edhe në këmbim të vlerave monetare. Në fund të ditës, vetëm një fiton çmimin e madh, të tjerëve u duhen numrat dhe popullariteti për të vazhduar me "biznesin" që kanëe ngritur përmes rrjeteve të tyre sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB