
FRANCË- Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, e ka cilësuar arrestimin e tij nga autoritetet franceze si “një gabim”, në deklaratat e para pas ndalimit muajin e kaluar. Durov, i cili është nën hetim në Francë, kritikoi autoritetet për mënyrën e trajtimit të situatës, duke theksuar se ato duhet t’i kishin drejtuar ankesat ndaj kompanisë së tij, në vend që ta arrestonin atë personalisht.
Miliarderi rus mohoi akuzat se aplikacioni i tij është një “parajsë anarkie” dhe theksoi se platforma e tij heq miliona postime dhe kanale të dëmshme çdo ditë. Ai kritikoi përdorimin e ligjeve të vjetra për të ngarkuar përgjegjësinë mbi një CEO për krimet e kryera nga përdoruesit e platformës.
“Përdorimi i ligjeve nga epoka e para-smartphone-it për të ngarkuar një CEO për krimet e kryera nga palët e treta në platformën që ai menaxhon është një qasje e gabuar” tha ai.
Durov u arrestua më 28 gusht dhe pas katër ditësh në paraburgim, u lirua nën mbikëqyrje të rreptë gjyqësore. Sipas kushteve të lirimit, ai duhet të paraqitet dy herë në javë në një komisariat dhe nuk mund të largohet nga Franca.
Aplikacioni i koduar i mesazheve 'Telegram' ka shkaktuar shumë reagime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Themeluesi dhe kreu i saj, Pavel Durov me origjinë ruse, u arrestua të shtunën vonë në mbrëmje (24/8) në Francë për shkelje të ndryshme në të cilat ka rënë platforma./ ZËRI