Qytetërim

FOTO/ Pamela Anderson u shfaq sërish "ujë e sapun" në "Oscars 2024"

Ylli 56-vjeçar u vesh për këtë rast me një fustan me ngjyra të çelura, me lule, të mbuluar me temina. Brandon kishte veshur një smoking dhe papion. 

a.l
FOTO/ Pamela Anderson u shfaq sërish "ujë e sapun" në
Pamela Anderson

SHBA- Supermodelja e "Playboy" dhe aktorja, Pamela Anderson nuk ka surprizuar me paraqitjen e saj të fundit në "Oscars 2024". Në çdo dalje të saj publike tashmë jemi mësuar ta shohim pa grim, "ujë e sapun". Ajo ka marrë pjesë në festë të dielën mbrëma pas ndarjes së çmimeve, së bashku me djalin e saj 27-vjeçar Brandon Thomas Lee.

Ylli 56-vjeçar u vesh për këtë rast me një fustan me ngjyra të çelura, me lule, të mbuluar me temina. Brandon kishte veshur një smoking dhe papion. 

Anderson, e cila është e fiksuar të ketë një pamje sa më natyrale dhe që prej kohësh nuk ka bërë "make-up" për paraqitjet zyrtare, nuk u grimua dhe i lëshoi ​​flokët e saj të gjatë bjonde. Së fundmi, gjatë një interviste, aktorja e njohur ka folur për faktin se nuk ka një stilist apo ekip grimi, gjë që i ka "shqetësuar" djemtë e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB