Qytetërim

Fotot e David Beckham në javën e modës bënë xhiron e rrjetit

“David po përpiqet të nisë një revolucion në modë”, “Moda po ndryshon vërtet”, “Beckham duket sikur është nga Ballkani”, ishin disa nga komentet më interesante.

E.K
Fotot e David Beckham në javën e modës bënë xhiron e
Familja Beckham ne javen e modes

PARIS- David Beckham u paraqit në Javën e Modës në Paris me fëmijët e tij për të mbështetur Victorian, e cila prezantoi koleksionin e saj më të ri.

Ata ishin në shoqërinë e Anna Wintour, kryeredaktore e “Vogue”, dhe e ndoqën sfilatën nga rreshti i parë.

David tërhoqi vëmendjen me një kombinim të pazakontë të modës – pasi ai mbërriti në sfilatë i veshur me një kostum dhe një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe me të kombinoi çorape të bardha dhe sandale kafe.

Fotografitë e futbollistit të pensionuar u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fotot e David Beckham në javën e modës bënë xhiron e

“David po përpiqet të nisë një revolucion në modë”, “Moda po ndryshon vërtet”, “Beckham duket sikur është nga Ballkani”, ishin disa nga komentet më interesante.

Beckham ka qenë mjaft i përfolur këto kohë, pasi pak ditë më parë ka postuar një video në të cilën ai dhe vajza e tij Harper (12 vjeçe) po përgatiteshin për sfilatën e Victorias.

Ai shihej në video teksa puthte në buzë vajzën e tij duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB